Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

0

 

Në këto të dhëna nuk përfshihen personat që kanë nënshtetësi gjermane, por vetëm ata me nënshtetësi të vendeve të prejardhjes

Sipas statistikave të fundit, të vitit 2020, në Gjermani aktualisht jetojnë 921,419 shtetas të vendeve nga shtetet e Ballkanit, transmeton albinfo.ch.

Këto të dhëna rezultojnë nga data 30 korrik 2020, sipas Agjencionit të Statistikave.

Duhet theksuar se në këto të dhëna nuk përfshihen personat që kanë nënshtetësi gjermane, por vetëm ata me nënshtetësi  të shteteve ballkanike.

Numrin më të madh të kësaj shifre pa dyshim se e përbëjnë kosovarët, me 236.937 persona.

Në vendin e dytë janë shtetasit serbë, me 226,048 persona, ku këtu hyjnë edhe mërgimtarët shqiptarë nga Presheva dhe Medvegja.

Në vendin e tretë janë ata nga Bosnjë e Hercegovina, me 209,295 persona.

Shtetasit nga Maqedonia Veriore zënë vendin e katërt me 118,580, ndërkohë që ata të Shqipërisë janë 70,119 persona, sipas këtij regjistri,

Por, duhet theksuar se numri i vërtetë i këtyre shteteve të lartpërmendura është shumë më i lartë në Gjermani, sepse shumica e mërgimtarëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe po ashtu fëmijët e tyre të gjithë janë me nënshtetësi gjeramane. Sipas një burimi në Gjermani, thuhet se janë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend, transmeton tutje albinfo.ch.

 

PËRGJIGJU