Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

0

 

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” zhvillohet derbi në mes Llapit dhe Prishtinës, skuadra që kanë diferencë të madhe pikësh mes vete, por që të dyja kanë futbollistë cilësor.

Prishtina është në ndjekje të titullit dhe do të mundohet ta shfrytëzojë edhe krizën e Llapit për të marrë tri pikët e plota, derisa Llapi që është duke e thelluar në vazhdimësi krizën e rezultateve, synim e ka të marrë pikë nga kjo ndeshje dhe ngadalë t’i ikën zonës së rrezikshme. Në ndeshjen tjetër në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret Besën. Nesër (e enjte) përfundon kjo xhiro me ndeshjen mes Drenicës dhe Ballkanit.

 

SUPERLIGA

 

Drita – Feronikeli               1-1
Arbëria – Gjilani                 1-0

Të mërkurën takohen:
13:00 Llapi – Prishtina
13:00 Trepça ’89 – Besa
Të enjten takohen:
13:00 Drenica – Ballkani

 

 

PËRGJIGJU