Vdekja e Maradonës, tronditje për botën e futbollit

0

 

Futbolli, Argjentina dhe e gjithë bota humbën Diego Armando Maradonën.

Maradona, i cilësuar si një nga më të mirët në histori të futbollit, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, pas një arresti kardiak.

Fillimisht, mediet në Argjentinë raportuan për një gjendje të rëndë shëndetësore të tij, duke bërë që shumë tifozë të futbollit të nisin mesazhe drejt tij, me tekstin “Forca Diego”.

Nuk kaloi shumë kohë nga raportimi i parë, dhe media argjentinas Clarin, konfirmoi vdekjen e tij.

Ky lajm, tronditi botën e futbollit, që tanimë humbi njeriun e dashur, talentin e madh, dhe ish fituesin e Kupës së Botës.

PËRGJIGJU