Shqiptarët në Amerikë festuan me flamuj nëpër rrugët e Amerikës
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka marrë pjesë në një marshim të shqiptarëve në Amerikë, ku një varg makinash kanë qarkulluar me flamujt shqiptarë duke i rënë fort borisë, transmeton albinfo.ch.
Rruga ishte pushtuar nga shqiptarët dhe asgjë nuk shihet përveç entuzuazmit të tyre dhe ngjyrave të kuqe.
Këngëtarja Bebe Rexha ka postuar videot në Instagram-in e saj dhe duket se është duke e shijuar performancën e shqiptarëve në maksimum.