Si të përgatisni çokollatën e ngrohtë vetë në shtëpi

0

 

Në një natë të ftohtë gjithçka që ju duhet është një filxhan i ngrohtë me çokollatë.

Kjo pije njihet që prej lashtësisë dhe konsumohet ende edhe sot për shkak të shijes të mirë që dhuron.

Përveç shijes, çokollata e ngrohtë përmban fibra, hekur, antioksidantë dhe mbron shëndetin e zemrës.
Kakao që do të përdorim në këtë recetë bashkë me çokollatën e zezë, ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e memories dhe ju bën të ndiheni më të lumtur.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë si ta përgatisni çokollatën e ngrohtë si profesionistët e vërtetë ndër vite.

Ndiqni mëposhtë të gjithë hapat e kësaj recete plot shije.

Përbërësit

500 ml qumësht

120 gr çokollatë e zezë

20 gr kakao pa sheqer

20 gr niseshte misri

20 gr sheqer

Përgatitja

Për të nisu me përgatitjen e kësaj recete merrni çokollatën dhe vendoseni në një dërrasë prerëse.

Me një thikë të mprehtë grini hollë çokollatën dhe kur të keni mbaruar hidheni atë në një enë me banjomari.

Lëreni çokollatën të shkrijë në zjarr mesatar duke përzier herë pas here.

Kur të shkrijë lëreni mënjanë ndërkohë në një tigan hidhni qumështin.

Vendoseni në zjarr të ngrohet dhe me anë të një site po tek qumështi hidhni niseshtenë, bashkë me kakaon e situr.

Duke përzier me një tel kuzhine hidhni dhe sheqerin derisa të shkrijë i gjithi.

Lëreni qumështin të ziejë dhe në fund shtoni tek tigani edhe cokollatën që shkritë në banjomari më parë.

Përzieni mirë e më pas mund ta hidhni në filxhanë e ta shijoni të ngrohtë.

Këtë pije nuk rekomandohet ta konsumoni të ftohtë pasi kjo ndikon në shije, megjithatë gjatë verës mund ta ruani në frigorifer.
Kjo do t’ju dhurojë shijen e mrekullueshme të çokollatës së shkrirë verore./agroweb

PËRGJIGJU