Ragmi Mustafa rizgjedhet kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

0

 

Ragmi Mustafa është zgjedhur sërish kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Këtë e bëri të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Të dashur delegatë të Kuvendit të shtatë zgjedhor, faleminderit për mbështetjen Tuaj në rizgjedhjen për kryetar të PDSH-së. Është hera e dytë që në PDSH edhe atë vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garimi me dy kandidat”.

“Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik”, ka shkruar Mustafa.

PËRGJIGJU