Medvegjë, hapet zyra e Këshillit Kombëtare Shqiptar

0

 

Hapja e zyrës është jashtëzakonisht kompleks, sepse këtu shqiptarët janë të diskriminuar, sado që është premtuar në sigurimin e ambientit për një zyrë të tillë, nga vet kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, por mjaftë me vonesë.

Kështu deklaroi Ragmi Mustafa në “Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK

Tutje ai sqaroi aktivitetin e kësaj zyreje ku sipas tij stafi i zyrës është i madh, e angazhimi i kësaj zyreje është ruajtja e ngritja e drejtave të shqiptarëve në Luginë në punësim e gjëra të tjera të ngjashme.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar është organizëm që angazhohet në ngritjen e ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Luginës, e si mision është ruajtja e identitetit tonë kulturor e kombëtar këtu, që të mos shpërngulen njerëzit tanë nga këtu, se dihet që presioni i shtetit serb është tejet i madh, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike këtu”, deklaroi ndër të tjera kryetari KKSH-së, Ragmi Mustafa./RTKLive

PËRGJIGJU