Shqiptarja në Organizatën Ndërkombëtare si specialiste e Vlerësimit dhe Monitorimit

0

 

“Unë punoj prej 2 vitesh për një organizatë ndërkombëtare si specialiste e vlerësimit dhe monitorimit”

Megi Çullhaj është një vajzë shqiptare që jeton dhe punon në Malajzi, transmeton albinfo.ch

Megi qe zhvendosur në moshën 13 vjeçare me familjen në Itali dhe kur, më vonë, ju dha mundësia për të punuar në vendin aziatik, nuk e refuzoi ofertën.

Në një intervistë, Megi rrëfen historinë e saj të emigrimit deri në Malajzi. “Unë punoj prej 2 vitesh për një organizatë ndërkombëtare si specialiste e vlerësimit dhe monitorimit.

Oferta e punës ishte në përputhje me specializimin tim dhe unë nuk mund të mos e pranoja pasi do më shërbente dhe në karrierën time të re.”- tregon specialistja shqiptare nga Malajzia.

Gjatë 10 viteve të fundit ajo ka jetuar në shumë vende brenda dhe jashtë Europës, duke njohur shumë kultura dhe destinacione nga më të ndryshmet. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU