Shërbimet sekrete ruso-serbe kanë kryer vrasjet politike, etnike në Kosovë

0

 

Autor: Arben Visoqi

Kur Rusia ne Britani te Madhe zbaton kësi lloj planesh po në Kosovën tonë të dashur çfarë ka bërë dhe çka synon të bëjë?

 

A e keni harruar UNMIK-un?A e keni harruar rolin e UNMIK-ut në sektor të sigurisë në Kosovë? A mbani mend prezencën ruse në këtë trupë? A keni dyshuar ndonjëherë që ata kanë kryer krime ndaj individëve (të ndieshëm politik, ushtarak dhe etnik) në Kosovë?

A ju kujtohen ngjarjet/zhvillimet tjera të dëmshme e të deënuara ndeërkombëtarisht, të ndodhura në atë kohë? A dyshoni që Rusia, miku dhe aleati më i ngushtë i Serbisë ka ngarendur ndonjëherë në ndjekje të interesit të tyre dhe Serbisë karshi Kosovës?

A do t’mendonit apo prisnit që në atë periudhë kohore në Kosovë mund të ketë dyshuar apo kontrolluar dikush operimin e trupave elitare ruse të specializuara me mision likuidimi te subjektit/ve sipas direktivave?

A keni harruar se si më 2003, UNMIK pat ofruar 1 milion € për informata në rastin e vrasjes së 2 te rinjve serbë dhe plagosjes së 4 fëmijëve tjerë, nga disa të dyshuar të panjohur, përderisa ishin duke u freskuar në lumë?

Çfarë mendoni, interes i kujt ishte vrasja e tyre? Pse nuk pat kurrë një informatë? Ndoshta s’mund ta dinit shumica, por rusët me mision në UNMIK në Pejë, kryesisht banonin në Gorozhdevc (fshat etnik serb).

A e keni harruar rusin Korotenko? Po të bëmat e tij në rajon të Pejës? A keni dëgjuar për afera tjera kriminale të zyrtarëve rusë në Kosovë? A ju kujtohen 2 zyrtarët rusë te UNMIK-u më 2019, se si kishin penguar autoritetet kosovare në zbatimin e aksionit në Mitrovicë të Veriut, duke vënë automjetin zyrtar në barikada (bllokim rruge) bashkë me disa serbë lokalë të dyshuar?

Kjo është diskutuar edhe në Keshill të Sigurimit të OKB-së, ku ambasadorja e Kosovës kishte kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë skandal diplomatik.

Dhe, nëse të gjitha këto i keni harruar, nuk besoj ta keni harruar përfshirjen e mercenarëve rusë në luftën e Kosovës. As lidhjen shpirtërore e fetare ruso-serbe! Pastaj, qendrimet politike identike dhe të harmonizuara në raport me luften, shtetin dhe kontestet Kosovë-Serbi veç janë të njohura, siç edhe Kushtetuta serbe që permban pretendime territoriale ndaj Kosovës, duke e konsideruar Kosovën pjesë të saj. Të njohura jane edhe interesat strategjike ruse në Ballkan, siç janë: parandalimi i zgjerimit te NATO-s, shtrirja e gazit (energjise) rus, zvogelimi i pranise amerikane e europiane e rritja e ndikimit rus, nxitja e korrupsionit zyrtar, radikalizmi fetar, lufte hibride me lajme te rreme dhe hakim/krime kibernetike, etj.

Ju kujtohet grushteti në Mal të Zi në vitin 2016? Synim kishte parandalimin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO. Paramendoni nje argument te dhimbshem, “The New York Times” shkruan se si, tek pas 10 vitesh ishte zbuluar se nje Njesi elitare ruse e llojit te tille e quajtur “Njesia 29115” kishte operuar gjate ne Europe, dhe tek se fundi ishte marrur vesh. Kishin gjetur se egzistojne edhe disa Njesi tjera te autorizuara qe kryejne operacione destabilizuese. Nderhyrje,likuidime, sulme me helm kimik, lufte hibride etj, gjithandej Europe. Jo pak e çuditshme, apo jo? Artikuj hulumtues tregojne se agjentet e perzgjedhur ne keto Njesi elite jane kryesisht epror te larte, me pervoje e te deshmuar ne vatra te ndryshme lufte; Afganistan, Çeçeni e Ukraine. Rusë te tille, ne UNMIK kam njohur edhe personalisht. Kishin shkathtesi te veçanta luftarake dhe inteligjente. Po e perseris faktin, banonin ne Gorozhdevc, kishin toyota zyrtare me xhama te erresuar dhe… absolutisht s’kontrolloheshin dot, se paku jo pas orarit te punes. Rusia aktuale, gjate qeverisjes se Putinit ka miratuar nje ligj i cili legalizon vrasjet e planifikuara jashte shtetit sipas interesit rus. “Kaq e thjesht”…por unike!!!

Kur lexon se dy Njësi kibernetike ruse ishin hetuar për hakim dhe kompromentim te zgjedhjeve ne Amerikë, si rast me i vogel, por kur veshtron se raste te ndryshme te shkeljes se normave nderkombetare dhe perdorim te armeve te ndaluara kimike nga agjent rus ishin perdorur, dhe kishte ndodhur n’midis shteteve te pavarura, me sektor te forte sigurie dhe ekonomie si Anglia, Bullgaria etj, paramendo qfare mund ndodhe ne Ballkan, rajon i aspiruar nga Rusia!!!

Rusia zyrtare nëpërmes Kosachevit inicoi Rezolute ne Keshill te Evropes per te aprovuar raportin e Dick Martit qe i hapi rruge nje Gjykate te Re per krime lufte ndaj UÇK-se.

Në anën tjetër Serbia ishte pergatitur me dosjet e mbledhura pas 20 vjet pune parreshtur. Arrestohet presidenti i shtetit, dy ish kryeparlamentar, ministra, ne cilesi qe si ish anetare te Shtabit te Pergjitshem te UÇK-se e bartes lufte, dhe akuzohen per krime lufte, akuze kjo qe ven ne dyshim luften e paster dhe çlirmitare te popullit shqiptar per liri. Njeherit ven ne pikepyetje gjenocidin dhe krimet e luftes (dhjetera mijera viktima civile, gra te dhunuara, femije te vrare e persona ende te pagjetur) nga Serbia agresore, gjithe keto krime te pa gjykuara.

Kjo është beteja me e madhe e fituar nga Serbia dhe Rusia ndaj Kosoves dhe aleateve te saj, qe nga paslufta. Kur sheh se, se fundi edhe vet Serbia ka shpalosur dhe po rrefen politikat hegjemoniste te paraluftes ndaj shqiptareve, duke treguar me krenari se, si ne kuader te Agjensionit UDB kishte ekipe te eliminimit, ku, perveq qe vriste shqiptare ne Kosovë e Diasporë, me propagande perçante a armiqesonte shiptaret mes veti, duke ua atribuar vrasjet vet atyre, shpesh me emer e mbiemer, porse, praktikonte qe “me nje gur te vriste shume zogj”. Kur rasti “Panda” ne Peje, ku ishin vrare 6 te rinj civil serb, tanime u be lajm-si rast i ndriquar dhe pranuar nga vet presidenti i Serbise qe ishte kryer nga shteti serb!!! Edhe sa raste tjera do t’behen lajm? Ua perkujtoj se, pikerisht sot 6 vite me heret, me 26 Dhjetor 2014, ne Prishtine ishte kapur nje serb me 13 kg eksploziv ne automjetin e tij. Objektiv dyshohej se kishte aktivizimin tek Katedralja katolike ne Prishtine. Dhe, cili ishte qellimi, misioni? Kjo shihet e kjart, kur kemi parasysh se vitet 2013, 2014 por edhe me heret, ne Kosove ishte investuar ne elementet radikale islamike, me theks te veçant “Vehabizmi” si sekt radikal por edhe perfshirja direkte (pjesemarrje ne lufte) dhe indirekte (nxitje ne ekstremizem, organizim dhe rekrutim ne lufte) e disa radikaleve kosovar ne luften e ISIS, tendence kjo e punes dhe propagandes ruso-serbe. Prandaj, pasojat e nje akti terrorist i cili u parandalua te ndodhte, do t’ishin fatale dhe te pa riparueshme per shtetin e Kosoves.

Por, si rrugëtoi ky i dyshuar serb nga kufiri, ku qendroi nje nate ne Pejë, dhe si arriti deri ne Prishtinë? Pergjigjen imagjinojeni vet!!! Dhe kur kemi parasysh se Serbia me gjithe gjenocidin dhe krimet makabre te kryera ndaj popullates shqiptare, me gjithe nderhyrjen e NATO-s, goditjen e marre nga UÇK-ja, shpalljen e pavaresise dhe krijimin e te gjitha institucioneve shteterore, anetarsimin ne mekanizma nderkombetar dhe krijimin e partneritetit me aleat te fuqishem, dhe me gjithe epitetin nderkombetare se ajo eshte agresor luftes, ajo kurre s’ndaloi pretendimet ndaj Kosoves.

Prandaj, njerezit nga Kosova e Shqiperia, nuk duhet harruar kombinimin e kesaj dysheje armiqesore Rusi-Serbi qe ne radhet e veta posedojne forca elitare qe operojne si te specializuara per atentate, permbysje, nxitje te trazirave, nxitje korrupsioni, nderhyrje ne zgjedhje, lajme te rreme etj. tradite jo e re.

Dhe, me gjithë argumentet e siper permendura, kur ia shtoj edhe nje fakt interesant, se si kam hasur ne nje dosje e cila rastesisht ishte harruar nga nje zyrtar i larte rus, ne fax-in e zyres ku punoja bashke me rusin dhe tre nderkombetare tjere, pra, Dosjen e një Ish-POLICI SHQIPTAR (me emër e mbiemër), punë qe fare s’kishte të bëjë me domenin e punës qe bënim Ne, as s’kishte një lidhje absolutisht mes tyre (nje shqiptar me nje rus zyrtar), atëherë lirshëm konkludoj se Rusia ka operuar me strategji të përbashkët ruso-serbe. Shumë punë kanë kryer n’koordinim, përfshirë rekrutimin, punësimin dhe avansimin e kuadrove vendore në Institucione lokale e qendrore paslufte, pse jo edhe atë me te dhimbshmen (qe unë dyshoj fuqishem), likuidimet e personave të caktuar të karakterit politik, ushtarak apo edhe etnik, raste që len pasoja afatgjate.

Shpresoj, ju kam ofruar ca argumente të cilat do duhej reflektonin në nëndijen, kujtesën dhe ndergjegjen tonë qytetare dhe kombëtare.

Andaj miq, A E DINI SE….kemi të bëjmë me një armiqësi të përbetuar ruse e serbe, dhe jo çfarëdo!?

Në këtë kontekst, çmoj rolin e mediumit të RTK-së si i vetmi medium që ka bërë hulumtime të herëpashershme të çështjes së ndikimit rus dhe serb në Kosovë ndër vite.

 

 

PËRGJIGJU