Mjeku kosovar dha vaksinën e parë kundër COVID-19 në Gjermani

0

 

Dhënia e vaksinës së parë zyrtarisht në Gjermani, i është besuar duarve të mjekut shqiptar, Fatmir Dalladakut.

Vaksina kundër koronavirusit është shpërndarë në gjithë Gjermaninë. Nga sot Gjermania ka filluar dhënien e vaksinës nga kompania “Pfizer &BioTech”, shkruajnë mediat gjermane.

Në Berlin, të dielën një grua e moshës 101 vjeçare Getrud Hasse në një shtëpi të pleqëve, ishte e para që mori vaksinën, përcjell albinfo.ch.

Vaksinimn e të mosharës e ka kryer mjeku shqiptar, Fatmir Dalladakut.

Mjeku kosovar është i njohur për operacionin e parë me zemër të hapur në Kosovë dhe është ndër mjekët më të suksesshëm në Gjermani.

PËRGJIGJU