Gërxhaliu: Obligim moral miratimi i buxhetit

0

 

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, tha se nëse ky koalicion Qeverisës, dëshiron të mbahet në mend për diçka të mirë, atëherë duhet miratuar buxhetin për vitin 2021, para shpërbërjes së Kuvendit.

 

Ai shprehet se viti 2020 ka qenë i dështuar në aspektin politik dhe se e kanë obligim moral votimin e buxhetit.

“Koalicioni ka dështuar,  dhe në qoftë se mendojnë të mbahen në mend për diçka të mirë në këtë qeverisje atëherë të paktën kish me qenë obligim moral ndaj qytetarëve dhe bizneseve që para se të largohen të miratohet buxheti për vitin 2021”, ka thënë Gërxhaliu.

Kuvendi i Kosovës, të hënën ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë miratimi i buxhetit.

Qeveria Hoti është rrëzuar në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka vlerësuar se vota e deputetit Etem Arifi, ka qenë e pavlefshme, duke quar vendin në zgjedhje.

E kjo do të bëjë që Kosova për më pak  se një vit do të ketë tri qeveri. Sipas Gërxhaliut mos stabiliteti politik, po dëmton imazhin e vendit si dhe po pengon ardhjen e investitorëve të huaj.

“Investitorët në Kosovës në këtë situatë nuk vijnë. Kemi një diplomaci politike dhe ekomomike më të vobektët se kurrë,  dhe kur kësaj i shtohet fakti se brenda një viti kalendarik kemi edhe dy qeveri dhe treta  që do të formohet, dëshmon më së miri se sa i rëndësishme është stabiliteti politik. Kosova po dëmtohet në aspektin politik, ekonomik dhe integrues”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU