Zhegrova viziton Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina

0

 

Futbollisti kosovar i Baselit, Edon Zhegrova, ka qëndruar në Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina.

Njoftimin e ka bërë klubi i Prishtinës, duke thënë se bashkëpunimi do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma tjera.

Njoftimi i plotë:

Edon Zhegrova vizitoi Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina

Sot në ambientet e kompleksit të stadiumeve “Prince” në Prishtinë, Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina e vizitoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Baselit të Zvicrrës, Edon Zhegrova.

Zhegrova takoi futbollistët njomakë të shkollës tonë duke i përshëndetur ata dhe duke i njoftuar me zhvillimet e karrierës së tij futbollistike, prej fillimit të hershëm tek kategoritë e reja në futbollin e Kosovës ku ai filloi karrierën në KF Flamurtari pastaj iu bashkangjitë shkollës së futbollit F.C.Prishtina në kategorinë U13 e deri më tani ku aktualisht është pjesë e kampionit të shumfishtë zvicërran FC Basel.

Shkolla e Futbollit F.C.Prishtina falenderon përzemërsisht Edonin, me ç’rast i dëshirojmë suksese të pafundme në karrierën e ti futbollistike, gjithashtu edhe me Përfaqësuesën e Kosovës.

Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma tjera.

Faleminderit Edon Zhegrova

PËRGJIGJU