Agjenti i Hysajt zbulon të ardhmen e mbrojtësit shqiptar!

0

 

Elseid Hysaj do ta mbyllë këtë sezon te Napoli edhe pse është në skadencë kontrate me të kaltrit.

Këtë e deklaron me bindje për mediat italiane, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mario Giuffredi, i cili në një intervistë foli për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, duke nënvizuar se për momentin Hysaj ndihet mirë te skuadra e Gattusos edhe pse shanset që të largohet në verë janë të mëdha.

“Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodh. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.

PËRGJIGJU