Gjithçka që duhet të dinë mërgimtarët për zgjedhjet e Kosovës

0

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Periudha e aplikimit për regjistrimin përmes postës për zgjedhjet në Kosovë është nga 13 janar deri më 24 janar, ndërsa periudha e votimit përmes postës është nga 2 – 12 shkurt.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në ditën e djeshme caktoi 14 shkurtin si dita e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar një mbledhje urgjente lidhur me datat e aplikimit për partitë politike që do të kandidojnë në zgjedhje.

Po ashtu, gjatë mbledhjes u diskutua edhe mënyra e aplikimit të mërgimtarëve për të votuar.

Periudha e aplikimit për regjistrimin përmes postës për zgjedhjet në Kosovë është nga 13 janar deri më 24 janar.

Ndërsa periudha e votimit përmes postës është nga 2 shkurt deri më 12 shkurt, sipas KQZ, transmeton albinfo.ch.

– Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021;
– Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të
mbahet më 1 shkurt 2021;
– Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU