Kompania “Air Energy” ka dhuruar donacion – dollapë për QKMF -re në Kamenicë dhe QMK-re në Hogosht

0
Kompania turke Air Energy ka dhuruar donacion i cili përfshinë inventar si dollapë, tavolina e perde për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë dhe Qendrën e Mjeksisë Familjare në Hogosht.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi ka falënderuar këtë kompani për këtë donacion, duke thënë se donacionet e tilla rrisin kapacitetin në institucionet shëndetësore.
“Falendëroj kompaninë Air Energy për këtë donacion i cili është i nevojshëm për institucionet tona shëndetësore. Duke rregulluar infrastrukturën në institucionet tona padyshim që rritet kapaciteti dhe cilësia e punës”, është shprehur ajo./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU