Rexhepi dhe Berisha botojnë librin “Bazat e Kontabilitetit”

0

 

Ky libër iu dedikohet studentëve dhe nxënësve për arrijtjen e njohurive të reja në kontabilitet.

Dr. sc. Burhan Rexhepi, profesor në Kolegjin UBT të Prishtinës, njëherit edhe profesor në shkollën ekonomike “Marin Barleti”, mandej edhe Këshilltar dhe kontabilist në disa biznese të Kosovës së bashku me Dr. sc. Burim Berisha profesor në Kolegjin UBT të Prishtinës, pastaj Koordinator i cilësisë në shkollën ekonomike “Marin Barleti”, Këshilltar i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe kontabilist në disa biznese të Gjilanit, kanë realizuar botimin e radhës me titull “Bazat e Kontabilitetit”.

 

“Ky libër iu dedikohet studentëve dhe nxënësve për arrijtjen e njohurive të reja në kontabilitet. Kurse në shitje pritet të ofrohet më 21 janar të këtij viti ”, thotë Dr. sc . Burim Berisha profesor në Kolegjin UBT të Prishtinës.

 

Libri i parë me titull, – “Paraja, Banka dhe Krediti”, ishte botuar në vitin 2015 nga autorët: Seadin Xhaferi, Burim Berisha dhe Burhan Rexhepi. /GJILANI.INFO/

 

 

 

PËRGJIGJU