Policia heton rastin e një vjedhje në xhaminë e Pozheranit

0

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Gjilanit, përkatësisht në Viti ka ndodhur një rast vjedhje nga persona të pa njohur. Nga raporti i Policisë së Kosovës mësohet se për vjedhjen të ketë raportuar një qytetar shtetas i Kosovës.

Sipas asaj që ankuesi ka raportuar në polici merret vesh se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda një objekti nga i cili kanë vjedhur disa pasije kamerash si dhe një shumë parash, rast ky i cili po hetohet.

Ndërkaq, togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë nga Rajoni i Gjilanit, konfirmon se vjedhja ka ndodhur brenda objektit të xhamisë në Pozheran të Komunës së Vitisë. /GJILANI.iINFO/

PËRGJIGJU