Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale

0

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona për 48 orë. Njëri person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, kurse tjetri për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’.

 

E njëjta Prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Mospërfillja e Gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

Ndërkaq ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’’./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU