Zuzaku: Aleanca dhe lista e saj do të jetë oferta më e mirë dhe më serioze për Kosovën

0

 

“Dy kandidatet për deputet nga Gjilani në listën e AAK-së, Rexhep Kadriu e Ahmet Isufi, me të drejtë vlerësohen si dy figurat më të respektuara dhe të pa alternativë në Gjilan e Anamoravë përgjithësisht”, ka vlerësuar Agim Zuzaku, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.

 

Ai ka thënë se e ka fare të lehtë për të udhëhequr me Aleancën pas Rexhës e Ahmetit, sepse këta e krijuan bazën dhe strukturën e partisë.

 

“Kënaqësi të jem pranë tyre, ndërsa motivohem nga angazhimi dhe puna e tyre në etapa të rënda të historisë sonë të lavdishme dhe të ndryshimeve në qeverisje që kanë ndodh sa herë që kishin përgjegjësi në institucionet shtetërore qoftë në nivel lokal po ashtu edhe në atë qëndror”, ka thënë Zuzaku.

 

Sipas tij, Aleanca dhe lista e saj do të jetë oferta më e mirë dhe më serioze për Kosovën, për qytetarët dhe brezin e ri./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU