Prokuroria e Gjilanit: Ngriten dy aktakuza kundër dy përsonave për vepër penale

0

 

Prokuroria Themelore e Gjilanit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

Gjithashtu ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, një kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

 

Ndërkaq ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave. Njëra aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’, kurse aktakuza tjetër kundër një personi për veprën penale, ‘’Vjedhja e pyllit’’./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU