Union Berlin, Koln, Nice dhe së fundi edhe Milan janë të interesuara për shërbimet e futbollistit nga Kosova, Leon Dajaku.
19 vjeçari është pjesë e Bayern Munchenit, por nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin e bavarezëve.
Kësisoji ai pritet të largohet nga Bayerni në këtë afat kalimtar dhe, siç raporton “Goal”, klubet e interesuara duan që ta marrin në formë huazimi me opsion të blerjes.