Kryetari Haliti shpreh ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të drejtorit Mustafë Aliu

0

 

“Lajm i trishtë që na tronditi! Paska shkuar në amshim, drejtori Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bafti Haxhiu”, në Viti, Mustafë Aliu. E vështirë të besohet se Mustafa nuk do të jetë në mesin tonë. Jemi thellësisht të pikëlluar. Ai ishte një punëtor i zellshëm dhe udhëheqës i denjë. Përkushtimi dhe kontributi i tij për arsimin dhe shkollën, do të kujtohen nga të gjithë ne. I jemi mirënjohës dhe falënderues, përjetë. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve të punës!”, thuhet në fjalët ngushëlluese të kryetarit Haliti./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here