Kosovarja, studentja më e mirë në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë

0

 

Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha, kështu duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre, shkruan albinfo.ch.

Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha, e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë.

Ajo është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Ajo rrjedh nga një familje nga Kaçaniku i Kosovës dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentët më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë, shkruan tutje albinfo.ch.

Po ashtu, duhet theksuar se nga sukseset e saj, Liridona do të vazhdojë hulumtimet në Universitetin e Harvardit në SHBA. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here