Askush si ai në Premier League, Granit Xhaka vendos një rekord

0

 

Arsenali arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, pasi mundi me rezultatin 3-0 Newcastle United. 

Të besuarit e Mikel Artetës shkëlqyen në “Emirates Stadium” dhe një ndër më të mirët në fushë ishte Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë nga Kosova ishte zot në fushë, aq sa vendosi dhe një rekord të ri për këtë sezon në Premier League. 28-vjeçari arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët, gjë të cilën nuk e ka bërë askush sezonin aktual.

Duhet theksuar se Xhaka është rikthyer sërish në formën e tij më të mirë dhe është tashmë një titullar stabël në formacionin e “Topçinjve”. Këtë sezon ai ka luajtur në 15 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here