Krasniqi: Kosova në planin kombëtar të fokusohet në Luginën e Preshevës

0

 

Milazim Krasniqi, studiues, krijues, analist politik, në “Studio e hapur” foli për gjendjen në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit të parakohshme, por edhe për gjendjen në rajon.

Lidhur me zgjedhjet e tashme të parakohshme parlamentare në Kosovë, Krasniqi veneroi se tubimet me elektoratin partitë politikie do të duheshin të jenë më të vëmendshëm lidhur me pandeminë që po mbretëron tash e sa kohë jo vetëm te ne.

Ndër të tjera, Krasniqi foli edhe për gjuhën e përdorur nga partitë politike në fushata, sipas Krasniqit disa parti po dëshmohen në seriozitetin e tyre, në konsolidimin e tyre në programet e tyre, ndërkohë që në disa parti, nga simpatizantë të tyre shpërfaqin jjoseriozitetin e tyre duke dëmtuar rëndë profilin e tyre partiakë përmes gjuhës arrogante, etj.

“Mediet kanë një rol në frenimin e tyre në dobi të krijimit të një morali më të ngritur shoqëror dhe jo vetëm”, deklaroi Krasniqi.

Ai përmendi nevojën e aktivizimit të prokurorisë në, jo vetëm evidentimin, por edhe në parandalimin e përdorimit të nmjë gjuhe agresive, barbare, pa ndonjë kriter të caktuar.

Më tej ai përmendi vendet tjera të cilat i kushtojnë vëmendje të veçantë ndaj postimeve nëpër rrejtet sociale gjuhën që mund të jenë kërcënuese për rendin shoqëror.

“Kosova në këtë aspekt duhet t’i ketë si shembull këto standarde, sepse këtu ka një problem ma të madh, ngase Kosova ma tepër është çështje e sigurisë, sesa e demokrtacisë”, shtoi ai.

Në këtë kuadër, Krasniqi përmendi rreziqet që mund t’i kanosen Kosovës nga shërbime të shumta të huaja, pikërisht në këtë kohë të zgjedhjeve parlamentare.

“Ndërsa po flasim për zgjedhjet dëshira ime do të ishte të kishim një fushatë solemniteti, atmosferë festive ku partitë provojnë të mobilizojnë elektoratin e vet të përçojnë mesazhet e tyre për bashkëpunim mes tyre”, shtoi ai.

Krasniqi foli për temat ku partitë do të duheshin të fokusoheshin në këtë fushatë, që sipas tij ma kryesorja do të ishte e arsyeshme ajo ekonomike, pastaj pozita ndërkombëtare e Kosovës, përmirësimi i saj në këtë segment, dhe kujdesi në ruajtjen e interesit strategjik të Kosovës.

Ai në këtë kuadër foli për kujdesin e Kosovës por edhe të Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës, me fjalë të tjera raporti i Kosovës jo vetëm në planin kombëtar, por edhe në atë rajonal./RTKLive

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here