Lazio insiston për Mustafin

0

 

Skuadra e Lazios nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Mustafi në parim ka arritur marrëveshje me Lazion, që ka nisur negociatat me Arsenalin për lirimin e tij.

Mustafi ka kontratë me ekipin londinez deri në fund të këtij edicioni dhe te Lazio janë të gatshëm të ofrojnë rreth pesë milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij.

Mustafi 28-vjeçar këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe tek Arsenali duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi londinez gjatë këtij muaji për një përvojë tjetër në karrierë, raporton EO.

Ai është pjesë e Arsenalit prej verës së vitit 2016 kur iu bashkua nga Valencia për 41 milionë euro. Mustafi karrierë ka bërë edhe te Sampdoria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here