I gjendet arsenal armësh në shtëpi, do të qëndroj një muaj në paraburgim

0

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, gjatë bastisjes është gjetur një arsenal i armëve dhe municionit:

– Dy armë të zjarrit AK-47,

– Dy karikatorë me gjithsejtë 24 fishekë të kalibrit 7.62mm,

– Dy karikatorë me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62mm,

– 15 pako me gjithsejtë 225 fishekë të kalibrit 7.62mm,

– 143 fishekë të kalibrit 9mm,

– Një pistoletë Zigana 9x19mm me dy karikatorë,

– Një pistoletë SFRJ 7.62mm me karikator,

– Një pistoletë e kalibrit 7.62mm T,

– Një pistoletë TT me një karikator,

– Dy karikatorë të revolverëve me 37 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

– Një leje për lëvizje me armë,

– Pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm të AK-47 dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62mm të pistoletës.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” vepra e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here