Këto janë karakteristikat e “iPhone”-it të ardhshëm

0

 

Sipas “raporteve të industrisë” të theksuara nga “DigiTimes”, diapazoni i “iPhone”-it të ri do të kombinojë kamerën infra të kuqe dhe projektorin e pikave në një modul të vetëm në pjesën e përparme, duke lejuar kështu një nivel më të vogël se sa do të gjeni në gamën e “iPhone 12”.

Modeli i ri, sipas raportimeve, do të quhet “iPhone 12S” (në vend se iPhone 13) dhe do të kenë një dizajn të ngjashëm me gamën e “iPhone 12”, i kompletuar me buzë të sheshta.

Për më tepër, të katër modelet me sa duket do të kenë një skaner LiDAR, i cili është një tipar që aktualisht gjendet vetëm në modelet Pro.

Edhe kjo është diçka që është përfolur më parë. Më në fund, madhësia e lentes kryesore në “iPhone 13 Pro” dhe “iPhone 13 Pro Max” me sa duket do të rritet, gjë që duhet të përmirësojë më tej aftësitë e tyre të fotografisë.

Ne gjithsesi do t’i merrnim të gjitha këto me një dozë skepticizmi. Sepse është herët për thashethemet për “iPhone 13”, dhe ndërsa “DigiTimes” ka qasje në burimet e zinxhirit të furnizimit, nuk është gjithmonë e saktë kur bëhet fjalë për rrjedhjet e “Apple”./lexo.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here