Ju flet Malisheva e LDK-së!

0

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, dhe kandidatët për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku-Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80), janë impresionuar me mbështetjen që kanë gjetur në takimin me qytetarët e Malishevës, Pogragjës, Uglarit, Llovcës, Stublinës e Caparit.

Haziri tha se përkrahja e sotme ndaj listës së LDK-së, dëshmon se Malisheva, Pogragja, Uglari, Llovca, Stublina e Capari, më 14 shkurt do të votojnë me dorën e djathtë.

 “Ky mobilizim i sotëm, është dëshmia e madhe se Malisheva, Pogragja, Uglari, Llovca, Stublina e Capari, më 14 shkurt do të votojnë me dorën e djathtë. Mbështesni të gjithë kandidatët sepse janë dukshëm më të mirët”.

 “Jemi të lumtur që i kemi realizuar premtimet tona si qeverisje lokale dhe deri në vjeshtë do të tejkalohen ato. Ky nuk është zotim zgjedhor, sepse tashmë programet tona në Gjilan i kemi të konfirmuara. Projekti më i madh, ku përfundimisht do ta zgjidh problemin e ndotjes së këtyre fshatrave dhe krejt komunës është impianti për trajtimin e ujërave të zeza, i cili po realizohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, por me garantimin e Qeverisë Hoti”, ka thënë Haziri.

 Kandidatët për deputetë të LDK-së, janë shprehur falënderues për përkrahjen e banorëve të këtyre fshatrave, duke thënë se kjo, në veçanti, është mbështetje për ruajtjen dhe përparimin e shtetit.

 Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

 Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80 dhe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here