Superliga vjen sot me dy super ndeshje

0

 

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar filloi ditën e premte me ndeshjen Arbëria – Prishtina të cilën e fituan mysafirët me rezultat të thellë 0-4.

 

Ndërkohë ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pret Trepçën ’89.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut kërkojnë fitoren e dytë në edicionin pranveror, derisa mysafirët të parin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Drenas, ku Drenica do të jetë nikoqir i Besës.

‘Kuqezinjët’ kanë shtatë ndeshje pa shijuar fitoren në Superligë dhe këtë e kërkojnë pikërisht ndaj pejanëve që tashmë janë pajtuar me largimin nga elita kryesore e futbollit kosovar, raporton Olle.

Të dyja takimet do të zhvillohen nga ora 13:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here