Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, është vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
“Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë’, shkroi ai.
“Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi”, theksoi Arifi.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Arifi ishte infektuar me Covid-19. Përvojen e tij me këtë sëmundje e kishte përshkruar si shumë të vështirë. “Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje”, kishte thënë ai.