Artistja nga Kosova thyen rekordin Guinness me mozaikun më të madh Origami

0

 

Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin Guinness pasi ka krijuar mozaikun më të madh Origami në botë.

Ajo ka krijuar flamurin e Kosovës në palestrën Sportive të qytetit. Këtë lajm e ka bërë publik politikani nga Kosova, Bekim Hamëz Jashari.

“Lajm i jashtëzakonshëm! Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë. Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë.Urime!”, shkruan ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here