Eurodeputetja Cramon e akuzon Serbinë për shpifje dhe propagandë

0

 

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, përmes një postimi në Twitter e ka akuzuar Serbinë për shpifje dhe propagandë.

“Në Serbi janë zyrtarët qeveritar dhe mediat e menaxhuara nga shteti që po shpërndajnë dezinformata dhe propagandë. Nuk të duhen robotët kur ju i keni televizionet, radiot dhe gazetat tuaja”, ka shkruar Von Cramon, raporton RTKLive.

Në këtë postim, eurodeputetja ka publikuar edhe një foto ku shihen billbordët e vendosur në Beograd me portretin e presidentit kinez, Si, dhe një falemnderim për të më mbishkrimin “Faleminderit, vëlla Si”.

Ky reagim i eurodeputetes vije pasi që Serbia ka marrë vaksinat ruse dhe kineze, vaksina këto që nuk janë miratuar nga BE-ja dhe po konsiderohen si jo adekuate për ta luftuar koronavirusin. /RTKLive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here