Presidentja e Komisionit Evropian ngre dyshime mbi vaksinën ruse`Sputnik V`

0

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ngritur dyshime lidhur mbi vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

Sipas von der Leyen, teorikisht Rusia mund të ofroj miliona doza të vaksinës, deri sa sipas saj, nuk përparon me vaksinimin e qytetarëve të saj.

“Rusia ‘teorikisht’ mund të ofrojë miliona doza, ndërsa nuk po përparon sa duhet me vaksinimin e qytetarëve të saj. Kjo është gjithashtu një pyetje që unë mendoj se duhet të përgjigjet”, tha von der Leyen, përcjellin mediet e huaja.

Ajo ka konfirmuar se zhvilluesit e vaksinës “Sputnik V” nukkishin aplikuar për autorizim në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).

EMA tashmë ka publikuar një sqarim për shkak të raportimeve të rreme të medieve pro-Kremlinit, të cilat pretendojnë se “Sputnik V” kishte bërë kërkesë për autorizim, por që deri mëtani nuk e ka bërë.

https://www.youtube.com/watch?v=VKTzRr8P25Y

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here