Kompanitë e sigurimit në Kosovë, mbi 80 milionë euro të hyra gjatë vitit 2020

0

 

Pavarësisht pandemisë COVID-19, kompanitë e sigurimeve kanë shënuar të hyra neto prej 83.2 milionë euro. Por, duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2019, të hyrat ishin 3.9 milionë euro më pak.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se profiti neto i këtyre kompanive kanë qenë 4.1 milionë euro.

Për sa i përket shpenzimeve, 42 milionë euro janë dëmet e ndodhura, ku përqindja e pagesës së tyre është 51.8 për qind.

Vlera e dëmeve të paguara për këtë periudhë është 51.5 milionë euro, ku 28.9 milionë euro janë për palën e tretë.

Kompanitë e sigurimit, në raportin e BQK-së, tregojnë se kanë 220.2 milionë euro asete, prej të cilave pjesa më e madhe është e sigurimeve jo-jetë, apo 201.6 milionë euro.

Raporti tregon se, vlera e primeve të shkruara është 99.3 milionë euro, nga të cilat sigurimet e palës së tretë janë 57.6 milionë euro.

Performanca e kompanive të sigurimit, dhjetor 2020 | Burimi: BQK

Deri pak para shpalljes së pandemisë COVID-19, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë ishte rreth 150 mijë.

Ndërsa, dëmet financiare të shkaktuara nga kompensimi për aksidentet për këto automjete që nga viti 2000 janë 44 milionë euro.

Kështu kishte deklaruar për Telegrafin, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, i cili kishte shtuar se humbjet vjetore të këtyre kompanive janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit dhe 4 milionë euro të tjera nga sigurimet.

Për sa i përket Kartonit të Gjelbër, guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë një vizite në Byronë Kosovare të Sigurimeve kishte thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim për Këshillin e Sigurimeve, mirëpo sipas tij, pengesa e kryesore është mos anëtarësimi i vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në tregun e Kosovës aktualisht operojnë 13 kompani të sigurimeve, prej të cilave 7 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre është 476. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here