Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu ka pritur në takim kryeimamin e BIK-ut, mr. Vedat ef Sahiti

0

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), mr. Vedat ef Sahiti i shoqëruar nga
zv. kryeimami Fatmir Iljazi dhe Abedin Sadriu, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë
Islame (KBI) në Gjilan, të cilët jan/ pritun nga kryetari z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njoftoi kryeimamin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan
dhe falënderoi atë për vizitën dhe njëherit i uroj detyrën e re në pozitën e
kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar suksese në punë.

Kryeimami Sahiti e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi
përkrahje të vazhdueshme për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite u prezentua edhe planprogrami për përgaditjen sa më të mirë
për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke shpresuar se masat e ndërrmarra
nga IKSHP deri në ardhjen e Ramazanit do të lehtësohen./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here