Në Luginën e Preshevës deri më tani 2300 vetë kanë marrë vaksinën anti-COVID

0

 

Në Luginën e Preshevës tash e dy muaj ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.

Në lokalitetin me shumicë shqiptare, banorët kanë pesë alternativa të vaksinave që mund t’i marrin.

Me këto vaksina janë imunizuar mjekët, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Në mesin e atyre që morën kurën anti-COVID është edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi për Klan Kosova tha se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 2300 qytetarë.

“Nga janari ka një fushatë dhe mobilizim masiv për vaksinim. Deri më tani janë vaksinuar mbi 2,300 perona. Është një masë e mirë që qytetarët duhet ta marrin për të mbrojtur shëndetin e tyre edhe në të ardhmen”.

Arifi thotë se nuk duhet të dëgjohen lajmet e rreme dhe vaksina duhet të merret nga ttë gjithë të moshuarit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here