Kryetari Kastrati realizon premtimin për aktivizimin e garave nshkollore

0
Drejtoria Komunale e Arsimit ka organizuar Ligën e Futsallit në nivel komunal për shkollat (ShFMU), ku sot ka filluar xhiroja e parë e kësaj lige.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është përmbushur edhe premtimi për aktivizimin e garave shkollore, dhe se angazhimi i mbështetësve profesional po e dëshmon suksesin e nxënësve.
“Premtimin për aktivizimin e garave shkollore, e kemi përmbushur plotësisht. Angazhimi i mbështetëve profesional në secilin sport, po e dëshmon më së miri suksesin e nxënësve në disa disiplina. Garat shkollore, në formë të ligës komunale sot filluan mes ekipit nga Hogoshti e Shipashnica. Tifozllëk bëra për të dyja ekipet”, është shprehur ai.
Ndryshe Liga e Futsallit në nivel komunal pritet të zgjas deri më 09 mars 2021, ndërsa finalja do të mbahet më 10 qershor 2021./Gjilani Info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here