Dafina Zeqiri publikon disa sekuenca të klipit “Duro”

0

 

Dafina ka publikuar një pjesë të këngës së re.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka finalizuar projektin e ri muzikor, i cili është pjesë e albumit të saj të ri.

“Duro”, titullohet kënga e re e Dafinës, të cilën ka bërë të ditur se do ta publikojë nesër (13 mars), të shoqëruar me videoklip.

Artistja, që njihet për një numër të madh hitesh, ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga videoklipi i ri.

Për këtë projekt, ajo ka punuar shumë, ndërsa që në paralajmërim të tij me këtë video, ka marrë komente pozitive nga fansat.

Ndryshe, “Mos shko” është projekti i fundit muzikor nga Dafina, në bashkëpunim me Yll Limanin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here