Grimeri shqiptar, me karrierë të suksesshme në Stokholm të Suedisë

0

 

Quhet Dardan Gashi, është një nga grimerët më në zë në Suedi. Ai jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Stokholm, Suedi, transmeton albinfo.ch.

Dardani tregon për karrierën e tij në vendin skandinav dhe thekson se kthehet shumë shpesh në vendin ku ka nisur gjithçka, pasi dashuria e tij e dytë pas nënës, është vendlindja.

Po ashtu, ai përmend dhe eksperiencat e shumta që ka pasur me artistë të famshëm gjatë punës së tij.

“Mendoj se Evropës dhe botës i mungojnë shqiptarët, një prekje e shqiptarëve, pasi më besoni, kur ju them që marr shumë mesazhe, ku më shkruajnë që shqiptarët janë këshilltarët e bukurisë më të mirë në këto momente”, shpehet Dardani. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here