Pritjet e Luginës së Preshevës nga qeveria e re e Kosovës

0

 

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, në emisionin “Aktual” në RTK, foli për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet populli shqiptar atje, si dhe për pritjet e tyre ndaj qeverisë së re të Kosovës që pritet të formohet në ditët në vijim.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës ballafaqohen me diskriminimin sistematik nga regjimi i Serbisë”, deklaroi ai.

Më tej ai shtoi se sikurse qeverive të maparshme këtu në Kosovë, si dhe në Shqipëri, edhe qeverisë së re do t’i paraqesim kërkesat tona që të na ndihomojnë në avancimin e pozitës sonë atje në aspektin politik ekonomik, etj., duke sqaruar se është obligim i institucioneve të vendit, sepse për këtë obligon edhe referendumi i mbajtur më ‘92.

Zgjidhja e Luginës së Preshevës në analogji me serbët e Kosovës

Mustafa tutje përmendi edhe strategjinë e daljes nga kjo situatë.

“Duhet pasur parasysh edhe qasja strategjike ndaj Luginës, dua ta përmend këtu hapjen e zyrës asistencë në Luginën e Preshevës, pastaj vendimi i të dy qeverive, si ajo e Shqipërisë, ashtu edhe e Kosovës, për themelimin e fondit ndërshtetëror për shqiptarët e Luginës e Preshevës”, shtoi ai., duke shtuar se ndaj qeverisë së re do të kërkoj si do ta kenë qasjen e tyre ndaj Luginës në strategjinë afatmesme, që nënkupton qasjen e tyre ndaj dialogut edhe a do të përfshihet Lugina e Preshevës në Bruksel, si dhe me të drejtat e shqiptarëve të Luginës në shtetin serb.

“Ndërsa jemi te dialogu mes Kosovës e Serbisë, kërkesë fundamentale e Luginës është trajtimi i çështjes së Luginës në dialog, që të zgjidhet një herë e mirë, sepse ky është obligimi i dalë nga referendumi i vitit 1992, meqë dialogu është rrugë e vetme, sepse që të dyja vendet kanë zynim BE-në”, theksoi Mustafa, Kryetar i KKSh-së pë Luginë të Preshevës.

Ai, mes tjherash, shtoi se do të ishte me interes që qeveria e Kosovës ta ketë për bazë edhe këtë çështjen e të drejtave të minoritetit serb në Kosovë. Pra të bëjë analogjinë, atë që kërkon Serbia për minoritetin serb në Kosovë, që tashmë gëzon të drejtat më të avancuara në Evropë, atë status të kemi edhe ne në Serbi.

“Në fund mund të them se dëshira fundamentale e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është referendumi i ‘92-ës, opr duhet shikuar në realpolitikën e kohës, që nënkupton analogjinë e statusit me serbët e Kosovës”, deklaroi kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa.

Pasivizim i adresave të shqiptarëve të Luginës

Ndërkaq lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kryetari i KKSH-së pë Luginë të Preshevës, theksoi se kjo është forma më moderne e spastrimit etnik të Luginës së Preshevës.

Ai më tej sqaroi faktin se me mijëra adresa janë pasivizuar, që nënkupton spastrim etnik të Luginës së Preshevës.

“Kemi problem në shpjegimin e kësaj dukurie, ngase nënkuptohet se në ndërkohë mund të aktivizohen. Pra ky është spastrim etnik nën maskën e procedurës adinistrative”, vlerësoi ai.

Më tutje ai shtoi se kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, shkelje e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhja ohimi i trashëgimisë, etj.

Situata me pandeminë

Ndërsa sa i përket situatës me pandeminë, Mustafa theksoi se qytetarët shqiptarë në Serbi ndihen të pasigurtë në lidhje me shërimin ndaj pandemisë, në marrjen e vaksinës kundër koronavirusit.

“Në Luginë të Preshevës kanë qasje në mjekësinë primare, pra në mjekësinë familjare, në QKMF e jo edhe atë sekondare, fjala vjen në spitale, etj”, sqaroi ndër të tjera Mustafa.

Tutje ai sqaroi se pikërisht pandemia ka dëshmuar se për të pasur qasjne në mjekësinë sekondare, banorët shqiptarë do të duhej shkuar në Vranjë për udhëzim a trajtim të mëtejmë.

“Jo vetëm kjo, por edhe punësimi në këto institucione shëndetësore nuk ke asnjë shqiptarë, prandaj popullata shqiptare ka frikë të pranojë një medikament të tillë ndaj pandemisë.

Prandaj popullata shqiptare është përpjekur të kurohet në shtëpitë e veta, ose edhe me trajtimet e tyre në spitalet e Kosovës”, deklaroi Mustafa.

Më tej, kryetari i KKSH-së, shtoi faktin se ndërsa vëren diskriminimin sistematik ndaj popullatës, duke mos pasur qasje në shëndetësinë sekondare, duke mos pasur asnjë të punësuar në sektorin e shëndetësisë, domosdo që popullata ndien frikë të afrohet të marrë ndihmë mjekësore, ndaj me personat që kanë kryer mjekësinë kam biseduar dhe kemi ardhë në një përfundim në ndërtimin e një spitali rajonal ku do të gjenin trajtim shëndetësor edhe shqiptarët, gjë që kjo ide pati hasur në kundërshtimnga Beogradi zyrtar, duke më cilësuar si nacist, e gjëra të tilla.

“Me vaksinën Serbia ka përdorur këtë në mënyrë perfide edhe për përfitime politike, duke bërë diplomaci përmes shpërdnarjes së saj në vendet e rajonit, ndërkohë që popullata vendore nuk gjen trajtimin e duhur edhe në këtë aspekt”, theksoi Mustafa.

Ndërsa lidhur me lajmin qarkulluar në mediet serbe, kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafsa sqaroi po ashtu qatë që ka qarkulluar në mediet e Beogradit zyrtar, se kosovarët po shkojnë të vaksionhen në Serbi, duke shtuar se në mëmyrë të organizuar ka pasur vaksinime nga vende ku janë shumicë banorë serbë, nga Pardeshi, etj./RTKLive

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here