Shaip Kamberi kërkon drejtësi nga Serbia për rastin “Panda”

0

 

Më 14 dhjetor të viti 1998 në lokalin “Panda”, u vranë e gjashtë të rinj serbë dhe u plagosjen 15 të tjerë.

Por, edhe pas kësaj kohe për krimin që u fajësuan e u dënuan shqiptarët, ende nuk ka epilog, ani se shteti serb tashmë e ka pranuar se e di kush e kreu atë, njofton Klan Kosova.

Andaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të martën u kërkoi serbëve që ta ndriçojnë këtë krim.

Madje u përmendi edhe të bëmat e ushtarëve serbë në Rajonin e Dukagjinit, që i shfrytëzuan si pretekst këto vrasje.

“Më datë 17 dhjetor, së paku 150 shqiptarë të lagjes “Kapishnica” ishin arrestuar dhe intervistuar në Stacionin policor të Pejës. Në bastisjen e shtëpive shqiptare dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre kishin marr pjesë mbi 200 pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, kishin njoftuar mediat më vonë. Katër ose pesë shqiptarë ishin arrestuar dhe pas disa muajve të mbajtur në paraburgim në burgun e Leskocit ishin liruar në mungesë të çfarëdo fakti inkriminues”, tha Kamberi.

Kamberi gjithashtu citoi deklarimin e presidentit Aleksandër Vuçiq që me 2013 tha se vrasja e të rinjve nuk është kryer nga shqiptarët, dhe se është gati i sigurt se kush e ka bërë.

Derisa i pyeti serbet se a janë identifikuar kryerësit e këtij krimi dhe kur do të ngritën aktakuzat për ta dhe cila është arsyeja që edhe për presidentin e shtetit të paraqesë rrezik përmendja e këtij rasti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here