Monday, April 19, 2021
Ballina Lajme Kosova Lindore Partia e Shqiprim Arifit fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Partia e Shqiprim Arifit fituese e zgjedhjeve në Preshevë

0

 

Alternativa për Ndryshim (APN) e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

(E plotësuar) RTK ka siguruar votat që ka marrë secila parti, rezultat ky natyrisht preliminar pasi ende nuk është shpallur zyrarisht.

Shqiprim Arifi prinë me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë vetëm e treta me 7 këshilltarë.

Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSh 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.

Ky rezultat ështē nga numrimi i 95 përqind e votave. Pjesa prej 5 përqind e votave janë bllokuar pasi ka fakte qē ka pasur paregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet atëherē zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi./RTKLive/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here