Cana: Kosovës i mungon eksperienca

0

 

Ish-futbollisti shqiptar, Lorik Cana konsideron që Përfaqësues së Kosovës i duhet eksperienca ndonëse vlerëson se brenda saj ka shumë cilësi, sidomos në mesfushë.

Në një lidhje në emisionin sportiv “Ekipi A” të ATV-së, Cana ka komentuar në përballjen mes Kosovës e Suedisë, gjersa vlerëson se kjo ndeshje ka qenë leksion.

“Duhet të shohim një rezultat afatgjatë, momentin që ke tregu sukses njerëzit kanë pritje, ta them më shkurt Kosova ka bërë hapa të mëdhenj, por përfaqësueses së Kosovës i duhet eksperienca, ajo ka shumë cilësi aty brenda sidomos në mesfushë, ndeshja e sotme ka qenë më shumë një leksion”, ka thënë Cana.

Kur është pyetur për mundësinë e një kombëtare të vetme, ai ka thënë se e dini përgjigjen sa i përket një ekipi të vetëm kombëtar duke aluduar kështu në një deklaratë të tij që ka dhënë vitin e kaluar ku thotë se futet te pjesa e idealit për një Kombëtare dhe një shtet.

“Pastaj me atë se çka është e mundshme dhe atë se çka do të duam e dini përgjigjen time sa i përket një ekipi të vetëm kombëtar, neve na duhen investime dhe te rinjtë tanë të kenë mundësi siç kanë shqiptarët në Zvicër apo kudo në Evropë sa i përket futbollit”, ka shtuar ai.

Ndonëse i do të bashkuara në një ekip, Cana i sheh dy Kombëtaret shumë të ndara me njëra-tjetrën. Sipas tij, Kosova ka probleme të mëdha kur ka mungesë të lojtarëve cilësor.

“Përfaqësuesja e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy skuadra të ndryshme, dy ekipe qe janë shumë të ndarë njëra me tjetrën. Kosova kur ka disa mungesa sidomos te lojtarëve cilësor siç është edhe Amiri për fazën mbrojtëse krijon shumë probleme, por është gjynah me ju bë presion djemve që për një kohë të shkurtë kanë arritë me bë gjëra të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Cana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here