Gjilani i Ismet Munishit ndal Prishtinën

0

 

Prishtina dhe Gjilanin kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola sot në ‘Fadil Vokrri’, raporton rtklive.com.

Prishtinasit dhe gjilanasit u përballen në kryeqytet në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit, ka prodhuar një lojë të kënaqshme, më raste për gola, por që asnjëra skuadër nuk ia doli që të paktën një herë ta çoj topin në rrjetë.

Rastin më të mirë për gol e kishte skuadra baradhkaltër nga pika e bardhë, por portieri Koliqi priti goditjen e Krasniqit.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka 51 pikë, duke dështuar t’i afrohet kreut të tabelës, derisa Gjilani ka 37 pikë të tubuara. /rtklive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here