Sonte Spanjë-Kosovë, live RTKHD1

0

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte sfidon Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, raporton rtklive.com.

Spanja dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Sevilla, në një sfidë të vështirë për Kombëtaren tonë.

Kosova pas humbjes dhe paraqitje së dobët kundër Suedisë, sonte mat forcat më njërën ndër kombëtaret më të forta në botë.
Skuadra jonë edhe në këtë duel do të hyjë pa pesë lojtarë, megjithatë, futbollistët që do të jenë në terren, do të japin më të mirën e tyre në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mirë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e pranon se dueli me skuadrën spanjolle nuk do të jetë e lehtë, por ai thotë së të përzgjedhurit e tij, do të japin më të mirën në këtë ndeshje.
“Pas humbjes ndaj Suedisë, nuk është aspak e lehtë për këtë ndeshje, e kemi të qartë se është një nder dhe krenari të luajmë kundër një ndër ekipet më të mira në botë. Jemi të gatshëm për këtë përballje”, ka thënë Challandes.
Ndërkohë, edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrqiue nuk e mendon të lehtë duelin me ‘Dardanët’. Sipas tij, Kosova është një ekip ndryshe nga Gjeorgjia dhe Greqia.
“Kosova është një ekip ndryshe prej Gjeorgjisë dhe Greqisë. Ata shtyejnë fortë përpara, janë të guximshëm dhe marrin rreziqe përsipër”, ka thënë Enrique.
Ndeshja mes Spanjës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTKHD1. /rtklive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here