S’ka surprizë, fiton Spanja, Halimi shënon super-gol

0

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është mundur sonte nga Spanja në Sevilla, me rezultat 3-1, raporton RTKLive.com.

Spanja dhe ‘Dardanët’ u përballen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Futbollistët e Kombëtares sonë, ndonëse u angazhuan mjaft shumë, megjithatë, nuk ia dolën që të ndalin njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.

Skuadra spanjolle, ashtu siç pritje, e kishte posedimin e topit, rrezikoi më shumë dhe ia doli të shënojë tri gola.

Skuadra jonë u mbajt mirë deri në minutën e 33-të kur Olmo zhbllokoj lojën duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0.

Tre minuta më vonë, spanjollët përmes Torres (36’), dyfishuan epërsinë në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë të lojës, Kombëtarja jonë bëri lojë më të mirë, duke tentuar që të gjejnë golin e parë.

Dhe ishte Besar Halimi (70’), i cili përfitoi nga portieri spanjoll, duke shënuar nga largësia një super-gol.

Mirëpo, gëzimi i skuadrës sonë, nuk zgjati më shumë së pesë minuta pas Moreno (75’), realizoi golin e tretë për Spanjën, duke shuar gjasat e skuadrës sonë që të bëj diç më shumë në këtë ndeshje.

Skuadra jonë krijoj edhe dy raste të mira përmes Lirim Kastratit por që nuk ia doli ta çoj topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Spanja kryeson Grupin B me shtatë pikë, kurse, Kosova akoma nuk ka asnjë pikë. /RTKLive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here