Monday, April 19, 2021
Ballina Lajme Kosova Ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Osmani

Ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Osmani

0

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pranuar detyrën me ceremoni shtetërore.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.

Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat ka hyrë në Presidencë.

Ceremoninë ju sjellim përmes fotove:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here