Kamberi i bën dhuratë librin për shqiptarët krerëve serbë

0

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dhuruar kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Kamberi shpreson që ky libër t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Postimi i plotë:

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kreministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here