Saimir Pirgu në live stream në premierën e “Hoffmann” në Cyrih

0

 

Për shkak të situatës pandemike premiera do të transmetohet live duke bërë kështu të mundur ta përcjellin të gjithë dashamirësit e muzikës klasike.

Arti apo jeta? Ëndrra apo realiteti? Dashuria apo fantazia? Hoffmann është një figurë, një poet i mbërthyer midis këtyre kontradiktave. Në këtë udhëtim artistik do të na marrë me vete tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, i cili do të performojë më 11. prill 2021 rolin e “Hoffmann”-it në operan e famshme të kompozitorit Jacques Offenbach. I shoqëruar nga Filarmonia e Operas së Cyrihut nën dirigjencën e Antonio Foglianit do të mund ta ndiqni atë në live stream nga ora 19:00.

Për shkak të situatës pandemike premiera do të transmetohet live duke bërë kështu të mundur ta përcjellin të gjithë dashamirësit e muzikës klasike.

U jemi mirënjohës të gjithë artistëve si Saimiri të cilët na mundësojnë të largohemi sadopak nga kaosi dhe bota e e zymtë e pandemisë duke na sjellë art dhe pakëz dritë direkt në shtëpitë tona në këto ditë tashmë mëse monotone.

Die Premiere von «Les Contes d’Hoffmann» wird am 11. April, um 19.00 Uhr, als kostenloser Live-Stream verfügbar sein.

The premiere of «Les Contes d’Hoffmann» will be available as a free live stream at 7 p.m. April 11.

https://www.opernhaus.ch/spielplan/kalendarium/les-contes-d-hoffmann/2020-2021/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here